

Të dielën, më 21 shtator, do të mbahet në Tiranë një përkujtimore për aktivistin e ndjerë, Charlie Kirk.
Përkujtimorja do të mbahet në orën 18;00, përpara Akademisë së Arteve.
Charlie Kirk ishte një aktivist i njohur politik amerikan, i njohur për angazhimin e tij në promovimin e vlerave konservatore dhe të lirisë individuale, si dhe për lidhjet e tij të ngushta me Presidentin amerikan Donald Trump.
Ai po mbante një fjalim në kuadër të turit të tij "American Comeback Tour", kur u qëllua për vdekje nga Tyler James Robinson, një 22-vjeçar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





