

Kreyeministri gjithashtu theksoi se sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh ishin lënë për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë.
VLORË- Kreyministri Edi Rama ka ndarë pamjet e makinave të grumbulluara të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara në Vlorë. Më anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se i erdhi fundi edhe varrezave të "provave" që e nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë. Kreyeministri gjithashtu theksoi se sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh ishin lënë për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë.
Postimi i Ramës:
Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave të “provave” që na nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë, duke grumbulluar për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh; vatra ndotjeje të madhe që do t’ia lenë vendin gjelbërimit a projekteve të dobishme për komunitetin, ndërkohë që automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore. Shikojeni ç’bëhet me varrezën e “provave” në Vlorën Turistike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





