

Përmirësohet gjendja e tri motrave të helmuara nga karamelet me përmbajtje kanabisi në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se dy motrat më të mëdha, 7 dhe 11 vjeç, të cilat u shtruan në spital disa ditë më parë pas konsumimit të disa karameleve që përmbanin esencë kanabisi, janë jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të stabilizuar.
Sakaq, më e vogla prej tyre, 3-vjeçares, ka dalë nga rreziku për jetën dhe se gjendja e saj është stabilizuar, por vijon të mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe kujdes të specializuar nga ekipi i reanimacionit.
Ngjarja tronditi opinionin publik, pasi tri vajzat, pjesë e së njëjtës familje, u dërguan me urgjencë në spital pas konsumimit të disa ëmbëlsirave që dyshohet se përmbanin substanca narkotike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





