Transmetuar më 20-09-2025, 13:38

Kryeministri Edi Rama pranoi sot për herë të parë publikisht se vendi është i zhytur në një një xhungël ligjesh dhe VKM që kundërshtojnë njëra tjetrën. Duke pranuar këtë fakt, Rama megjithatë nuk foli për kostot e frikshme të kësaj dukurie mbi shtetin dhe qytetarët.

Pohimi i Ramës u bë sot teksa prezantoi ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Rama tha se me Lamallarin po nis puna për spastrimin e kësaj situate kaotike duke shtuar se në krye do të jetë ministria e Drejtësisë, por do të përfshihen të gjitha ministritë.

"Kemi nisur me ministrin…, pastrimin e legjislacionit tonë nga mbivendosjet. Kemi një xhungël ligjesh dhe VKM që kundërshtojnë njëra tjetrën dhe që janë bërë në shumë vite ashtu siç papritur e pakujtuar pastaj na del që mund të jemi peng i ndonjë ligji të 56-ës megjithëse jetojmë në një sistem tjetër".

Rama tha se "këtë punë duhet ta çojmë përpara dhe do jetë një gjë e zakonshme që me njerëz nuk bëhet dot, që të hysh dhe t’i shohësh të gjitha mbivendosjet nëpër ligje dhe të pastrosh gjithë legjislacionin nga mbivendosjet" /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit