Transmetuar më 20-09-2025, 12:49

TIRANE – Java e katërt e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha këtë fundjavë. Të shtunën do të luhen dy takime, ndërsa të dielën tre ndeshjet e tjera.

Partizani do të presë Elbasanin në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa në Rrogozhinë do të luhet takimi Egnatia – Tirana. Të dyja ndeshjet janë programuar të luhen në ora 19:00.

Vora – Flamurtari dhe Dinamo City – Bylis do të luhen të dielën në ora 16:00. Ndeshja përmbyllëse e javës, Teuta – Vllaznia do të luhet në ora 19:00.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit