Transmetuar më 19-09-2025, 22:50

Nuk kishte dyshime, por tani është zyrtare. E konfirmuar nga shifrat, që asnjëherë nuk gënjejnë. Kështu, pasi dominuan në merkaton e verës, skuadrat e Premier Ligës janë edhe më të shtrenjta në botë.

Në krye të klasifikimit të CIES, observatorit të futbollit me qendër në Zvicër, qëndron Chelsea. Blutë e Londrës në skuadër lojtarë, vlera totale e kartonëve të të cilëve shkon në 1 miliard e 134 milion euro.

Për të kuptuar diferencën e madhe në financa të Premier League me ligat e tjera europiane, mjafton të shohësh që gjashtë vendet e para të kësaj renditje plotësohen nga skuadrat anlgeze.

Manchester City pozicionohet i dyti me 1 miliard e 128 milion euro, ndërsa pas tij vijnë Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Totenham.

Seria angleze thyhet në vendin e shtatë dhe të tetë.

Paris Saint-Germain FC, kampione e Europës në fuqi vlerësohet 873 milion euro, vetëm 19 milion euro më shumë se Real Madrid në vendin e nëntë. Dhjetëshja e parë e skuadrave më të shtrenjta e publikuar nga CIES plotësohet me një tjetër angleze si Njukasëll dhe në fund me Atletico Madrid.

Gjithsesi, duke parë këtë klasifikim, jo gjithmonë paratë përkthehen me suksese sportive.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit