

Arratisje dhe sulm i rëndë në Greqi – shqiptari plagos turisten ukrainase
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një banesë me qira në zonën e Kipsës, Kasandra të Halkidikisë, Greqi. Një 27-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Ylli Shkalla nga Tirana, ka hyrë në banesë dhe pasi ka grabitur 2000 euro dhe një telefon celular, ka goditur me thikë një turiste ukrainase 25-vjeçare.
E reja, e plagosur, u transportua menjëherë në qendrën shëndetësore të Kasandrës, ku po merr trajtim mjekësor. Përmes fotografive, ajo arriti të identifikojë autorin e dyshuar. Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij.
Hetimet zbuluan se Shkalla ishte arratisur vetëm një ditë më parë nga burgu i Kasandrës, një institucion gjysmë i hapur me karakter bujqësor ku ai po vuante dënimin dhe punonte. Ai ishte arrestuar më parë në shkurt të vitit 2017 për nëntë vjedhje të kryera në bashkëpunim në Tiranë.
Policia greke vijon kërkimet për kapjen e të arratisurit, i cili konsiderohet i rrezikshëm. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





