

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër ku një shtetase amerikane 63-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
Njoftim i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





