

ELBASAN – Policia ka arrestuar një 37-vjeçar i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur të bashkëshortes së tij. I arrestuari është 37-vjeçari B.B banues në Elbasan. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”. Policia po vijon më tej hetimet për të zbuluar detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan: -ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





