

Tiranë – Një ngjarje e rëndë rrugore është shënuar këtë mëngjes, rreth orës 08:30, në dalje të qytetit të Vorës, ku janë përfshirë në një përplasje të fortë tre automjete.
Sipas burimeve zyrtare, mjetet drejtoheshin nga shtetasit B. G., F. H. dhe Flobert Ajazi. Për pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i njërit prej mjeteve, shtetasi Flobert Ajazi, 35 vjeç, ndërsa dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e tij kanë mbetur të plagosur.
Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital, ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Forca policie dhe grupi hetimor mbërritën në vendin e ngjarjes. Po kryhen veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat, shkaqet dhe përgjegjësitë e këtij aksidenti fatal. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





