

Fier, 19 shtator 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, në segmentin “Nuredin Aliu”, pranë nënstacionit elektrik.
Një automjet tip “Mercedes” ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë. I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Fierit, ku sipas burimeve mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





