

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj dekretit të presidentit për emërimin e ministres virtuale Diella. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha tha se një akt i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe një shkelje e papranueshme.
“U paraqiti në Parlament ministre virtuale të cilën asnjë kushtetutë e botës nuk e njeh. Por në Kushtetutën e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, kryeministri dhe ministrat, janë elementë të saj. Të Kushtetutës. Tani të pretendosh se me dëshirën, nuk dua të prish gojën, dhe me paturpësinë, e papërgjegjshmërinë e një presidenti, vasal, i turpshëm që vë firmë, shpall ministër një avatar,” tha Berisha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





