Transmetuar më 18-09-2025, 21:03

Tre fëmijë, më i madhi 19 vjeç, më i vogli tre dhe një i tretë 7 vjeç u dërguan pasditen e sotme nga familjarët në Pediatrinë e Spitalit të Korçës në gjendje të rënduar shëndetësore.

Policia konfirmoi se rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Hetimet sugjerojnë se karamelet ishin me përbërje lënde narkotike. Është e paqartë përse ato gjendeshin në anë të rrugës, afër një kazani plehrash.

Fëmijët i janë nënshtruar terapisë mjekësore. Vajza 10 vjeç është me parametra të stabilizuar ndërsa vajzat 3 dhe 7 vjeç janë në repartin e reanimacionit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit