

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se do të nisin procedurat parlamentare për të shkarkuar kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin. Gjatë fjalës për gazetarët, Bardhi tha se Peleshi nuk është kryetar Kuvendit por një kukull që merr urdhëra nga Rama.
"PD ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocion për shkarkimin e kryetarit të kuvendit, Niko Peleshi. Nuk është kryetar por një kukull që urdhërohet nga Rama sesi duhet të sillet me Kushtetutën dhe i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton nga Rama.
Ne kemi të drejtën dhe numrin e nevojshëm për të nisur procedurën parlamentare për shkarkimin e Kryetarin e Kuvendit. Është akti më i rëndë, nuk ka ndodhur kurrë që të drejtosh vetëm 2 seanca dhe në të dyja të shkelësh Kushtetutën. Do të ketë vendime hap pas hap të grupit parlamentar”, tha Bardhi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





