Transmetuar më 18-09-2025, 13:44

Partia Demokratike vendosi sot të kërkojë zyrtarisht në Kuvend, shkarkimin nga detyra të kryetarit të sapozgjedhur, Niko Peleshi.

Gazmend Bardhi, kryetar i grupit parlamentar demokrat tha para pak çastesh për mediat se deputetët e opozitës kanë vendosur të kërkojnë në Parlament, shkarkimin e Peleshit.

Ne nuk jemi kalamajtë e kopshtit të korrupsionit të Edi Ramës dhe nuk mund të pranojmë një sjellje të tillë prej tij, tha Bardhi.

Ai iu referua për këtë deklaratë, faktit që Rama ekspozoi në Parlament atë që ai e cilësoi ministrja Diella.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit