

Vijojnë pa rezultat kërkimet për turistin çek, Pavel Pospisil, 68 vjeç, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur.
Për herë të fundit ai u pa në zonën e plazhit të Durrësit, më 12 shtator, të premten e kaluar, rreth orës 11:00. Ai u tha familjarëve se po largohej nga hoteli ku po qëndronte për një shëtitje. Por që prej atij momenti, ka humbur çdo kontakt me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Më 13 shtator, ai u shpall zyrtarisht i humbur dhe policia nisi kërkimet.
Një ditë më parë, ambasada çeke në Tiranë iu drejtua publikut me një thirrje për ndihmë, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e Pospisil. Ambasada dhe familja i bëjnë thirrje qytetarëve që për çdo informacion të mundshëm të kontaktojnë menjëherë me policinë shqiptare, për të ndihmuar në gjetjen e 68-vjeçarit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





