

TIRANË- Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi është zbardhur ditën e sotme. Mësohet se shkak për vrasjen e tij është bërë një pronë në Selitë, që i përkiste atij, por i ishte shitur familjes Xhani.
Por në momentin e shpronësimit për ndërtimin e Unazës së Madhe, kompensimi financiar prej rreth 30 mijë euro përfundoi në llogarinë e familjes Nasufi, pasi edhe pse toka ishte shitur, figuronte akoma në emër të Nasufit.
Hetimet e policisë kanë zbuluar se porositësit e vrasjes së Nasufit ishin vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





