Transmetuar më 18-09-2025, 12:26

TIRANË- Debati në Kuvend ditën e sotme, duket e ka bërë për ‘ujë të ftohtë’ ambasadorët e huaj që morën pjesë në seancë. Të ulur në elozhet e Kuvendit ishin disa ambasadorë të vendeve të huaja, përtfshi dhe atë spanjollin Gabriel Cremades Ventura.

Në momentin që kanë nisur debatet dhe kaosi në Kuvend, ambasadorët janë filmuar një moment teksa vënë duart në kokë.

Gjatë seancës së sotme përfaqësues të opozitës kanë goditur Kryeministrin Edi Rama dhe disa ministra me bidona uji, si dhe me librin e Kushtetutës. Kjo ka ardhur për shkak se maxhoranca ka votuar në mënyrë të njëanshme programin qeverisës të PD-së

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit