Transmetuar më 18-09-2025, 11:22

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi ndaj seancës së sotme plenare, duke e cilësuar si një akt dhune të paprecedentë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe kundër institucioneve demokratike. Gjatë një deklarate për media jashtë dyerve të Kuvendit, Berisha theksoi se opozita nuk do të pajtohet kurrë me këto veprime dhe se çdo përpjekje për të imponuar dhunë ose për të monopolizuar procesin parlamentar është e dënueshme.

"Opozita do të marrë të gjitha vendimet. Opozita nuk do pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë. Nuk është dhunë ndaj parlamentit, është dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Atë për ambasadorët, le të flasin vetë ambasadorët. Unë nuk kam ndërmend të bëhem zëdhënës i askujt. Por unë bëhem zëdhënës i atij populli opozitar, dhe gjithë qytetarëve, i cili shkelmohet në këtë mënyrë nga një kryehorr, kryetar i një organizate kriminale që arrin në momentin më thelbësor të historikut të parlamentit, t’i vërë drynin brenda 5 minutave," tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit