

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sjelljen e mazhorancës gjatë ditës së sotme. Në një deklaratë para selisë së Kuvendit, Berisha deklaroi se nuk ka ndërmend të bëhet zëdhënës i ambasadorëve apo i institucioneve ndërkombëtare, por është dhe mbetet zëdhënës i popullit shqiptar dhe i qytetarëve opozitarë.
"Një akt tipik prej Kim Jong-Uni. As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë. As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin, për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij një minutë e më parë nga pushtetit. Kjo është një thirrje për çdo qytetar të ëtij vendi, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një kryehorr, i cili nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, nga Suel Çela, nga Bahri Bajri. Nga një kryehorr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës së tij. Ky është kryehorri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton. Përgjigja është ajo që meritojnë të gjithë kryehorrat e kombeve," tha Berisha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





