Transmetuar më 18-09-2025, 10:35

Pas rinisjes së seancës, kryeministri Edi Rama nuk është lejuar përsëri të marrë fjalën e tij. Ka qenë deputeti Gazment Bardhi i cili është drejtuar drejt foltores sapo Rama është ngritur për të marrë fjalën.

“Bazuar në rregulloren e Kuvendit meqë opozita nuk lejon kryeministrin Rama të mbajë fjalën e tij, kalojmë në votim. Kuvendi vendos kalimin në votim”, u tha në Kuvend.

Ndërkohë në drejtim të Ramës dhe Peshelit janë hedhur shishe uji si dhe libri i programit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit