Transmetuar më 18-09-2025, 08:31

Peqin – Operacioni policor “Syri i natës” çon në pranga 5 shtetas, procedohet 1 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër

Policia e Peqinit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Syri i natës”, pas një hetimi disa-javor me metoda proaktive.

Rezultatet kryesore të operacionit

U asgjësuan 112 bimë narkotike, të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, fshati Karinë.

U sekuestruan armë dhe municione, përfshirë:

1 armë zjarri tip kallashnikov,

2 pistoleta,

1 armë gjahu,

municion luftarak,

kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës,

thika dhe një targë automjeti.

Të arrestuarit në flagrancë

Qemal Kaseja 67 vjeç dhe Qazim Kaseja, 24 vjeç (babë e bir) banues në fshatin Karinë,

Erges Juba, 37 vjeç, banues në Peqin,

Altin Haskasa dhe Ali Haskasa 31 dhe Altin Haskasa 59 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Garunjë e Vogël.

Të tjerë persona nën hetim

E. K., 32 vjeç – ndaj tij nisi procedimi penal,

A. J. – u shpall në kërkim.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, përveç armëve dhe lëndëve të dyshuara narkotike, u gjetën dhe mjete të tjera të paligjshme që u sekuestruan si prova materiale.

Akuzat ligjore

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme në ngarkim të të arrestuarve dhe të proceduarve, për veprat penale:

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,

“Kultivimi i bimëve narkotike”,

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,

“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”,

“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Hetimi vijon

Policia bën me dije se puna hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale vijon, me qëllim kapjen e shtetasve në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit