

KOSOVË- Një aksident zingjir ka ndodhur në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” pranë kufirit Kosovë- Shqipëri.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një automjeti të vogël me një kamionçinë. Kjo ka shkaktuar më tej edhe përplasjen e katër mjeteve të tjera njëkohësisht.
Nuk raportohet për persona të lënduar apo në gjendje të rëndë shëndetësore, por ka dëme të konsiderueshme materiale dhe dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po drejtohej automjeti që përplasi kamioçinën. Ndërkohë autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun e shkaktuar ndërkohë që po kryejnë edhe hetimet e nevojshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





