Transmetuar më 17-09-2025, 15:51

“Arrest me burg” me afat 60 ditor ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier për 4 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar "XUEX" për goditjen e skemave piramidale online dhe masen “ Detyrim Paraqitje” për dy kamarierët Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj.

Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi mberriten në gjykate rreth orës 8:30 të ditës së sotme të shoqëruar nga dy fugonë policie, ndërsa në ambientet e jashtme ndodheshin familjarë të tyre.

Në seancën me dyer të mbyllura ata kanë dhënë dëshminë e tyre para gjyqtarit Genci Busho dhe prokurores Jonida Allushi.

Te akuzuarit kanë thënë se janë viktima të situatës. Ndërkohë pwr mediat nëna dhe tezja e një prej të arrestuarve kamarierit Emanuel Taullau, ka pohuar se nuk e dinin që kjo ishte e gabuar.

Mbi 6 të akuzuarit rëndojnë akuzat “ Skema piramidale online “ dhe “ Mashtrim kompjuterik”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit