

Tropojë – Një 79-vjeçar ka ndërruar jetë pasi pema që ishte duke prerë një 39-vjeçar e zuri poshtë.
Ngjarja u regjistrua në bjeshkën e Pojanës, ndërsa 39-vjeçari u shpall në kërkim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin B. Q., 39 vjeç, banues në Shipshan, pasi duke prerë pemë në bjeshkën e Pojanës, dyshohet se një pemë ka rënë mbi shtetasin M. K., 79 vjeç, i cili është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





