

Kryeministri Edi Rama u takua këtë të mërkurë në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi u mbajt në selinë e NATO-s. Rutte tha se vendi ynë do të ketë gjithmonë mbështetjen e NATO-s.
Kryeministri udhëtoi të hënën për në Bruksel në kuadër të Koferencës së 6 Ndërqeveritare që u mbajt një ditë më parë, ku u hapën edhe 4 kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.
Takimi i kryeministrit me shefin e aleancës vjen pasi vendet anëtare ranë dakord me kërkesën e Donald Trump për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5%, vendim që u mor në qershor. Vjen gjithashtu në një kohë kur presidenti amerikan ka kërkuar nga vendet e NATO-s sanksione ndaj Rusisë dhe ndalimin e blerjes së naftës ruse, si një mënyrë për të detyruar Moskën të ndalë luftën në Ukrainë.
Rutte ishte në Tiranë më 16 maj, ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku mblodhi liderët e Evropës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





