Transmetuar më 17-09-2025, 07:48

Që nga kjo javë, kanë hyrë në fuqi rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë, që sjellin ulje të ndjeshme të komisioneve për transfertat kombëtare, si në Lekë, ashtu edhe në Euro.

Ja çfarë ndryshon konkretisht:

🔹 Transfertat në Lekë

Pa komision për transfertat deri në 40,000 lekë, nëse bëhen elektronikisht (më parë ishte 20,000 lekë).

Transferta deri në 1 milion lekë: Komisioni maksimal 100 lekë (ose 50 lekë në e-banking).

1 – 5 milionë lekë: Komisioni maksimal 500 lekë (ose 250 lekë elektronikisht).

5 – 10 milionë lekë: Maksimumi 1,000 lekë.

10 – 15 milionë lekë: Maksimumi 1,400 lekë.

E-banking vazhdon të ketë komisione të përgjysmuara krahasuar me transfertat në degë.

🔹 Transfertat në Euro

Komisioni më i lartë i lejuar për transfertat deri në 150,000 euro është 0.02% e vlerës (më parë ishte 0.2%).

Në e-banking, ky komision ulët në 0.01%, por nuk mund të jetë më pak se 2 euro.

Komisioni maksimal, pavarësisht shumës:

50 euro në degë

25 euro në e-banking

⚡ Transferta më të shpejta

Të gjitha transfertat duhet të finalizohen brenda së njëjtës ditë pune, edhe mes bankave të ndryshme (më parë: 1 ditë pune afat).

🎯 Qëllimi?

Të ulen kostot, të nxiset përdorimi i shërbimeve elektronike dhe të rritet efikasiteti i pagesave në tregun shqiptar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit