Transmetuar më 16-09-2025, 22:56

Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i drejtuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani, u mblodh sot në selinë e Qendrës Sinodike në Kryepiskopatën e Tiranës, ku zhvilloi një seancë për përzgjedhjen e udhëheqësve të rinj shpirtërorë të dy Mitropolive.

Pas një procesi unanim votimi, Sinodi zgjodhi si Mitropolit të ri të Gjirokastrës Hirësinë e Tij, Nathanaili, i cili deri tani ka shërbyer si Mitropolit i Amantias. Ceremonia e fronëzimit të tij do të zhvillohet më 20 shtator 2025, ora 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Gjirokastër.

Ndërkohë, Mitropoliti i ri i Korçës u zgjodh po ashtu me vota të plota Hirësia e Tij, Anastasi, deri më tani Episkop i Krujës. Mësohet se fronëzimi i tij do të mbahet më 27 shtator 2025, ora 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Korçë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit