

Tyler Robinson përballet me dënimin me vdekje pas ngritjes së akuzave për vrasjen e Charlie Kirk.
Robinson, një student 22-vjeçar, akuzohet se qëlloi aktivistin konservatorin ndërsa ai fliste në një kampus kolegji në Utah.
Duke njoftuar akuzat kundër Robinson, Jeff Gray, prokurori i qarkut të Utah, tha: "Po paraqes një njoftim për qëllimin për të kërkuar dënimin me vdekje. Nuk e marr këtë vendim lehtë, dhe është marrë në mënyrë të pavarur si prokuror i qarkut bazuar vetëm në rrethanat dhe natyrën e krimit."
Gray tha se ADN-ja në përputhje me Robinson u gjet në këmbëzën e një pushke të gjetur pranë vendit të krimit.
Ai tha se Robinson "fshehu armën, hodhi rrobat që mbante kur qëlloi me pushkë dhe i tha shokut të tij të dhomës të fshinte mesazhet inkriminuese".
Prokurori ka zbuluar edhe mesazhet e Robinson me të dashurin e tij transgjinor, kur i rrëfeu se ishte ai autori i vrasjes së Kirk. Kur ai e pyeti se përse e kishte bërë, ai tha ndër të tjera: "E teproi me urrejtjen. Kishte shumë ligësi te ai. Po përhapte shumë urrejtje". Kështu iu përgjigj edhe prindërve të tij, Robinson, kur e pyetën për krimin, para se ta bindnin që të dorëzohej.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





