Transmetuar më 16-09-2025, 14:55

FIER- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i cili ndodhi pak para mesdite në autostradën Fier-Lushnjë,pranë vendin e quajtur "Kryqëzimi i Vajkanit” me pasojë tre të plagosur. Policia njoftoi se ka humbur jetën pasagjerja 60- vjeçare, automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M. Ndërsa kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Vajkanit", automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit