

Dy persona janë proceduar pasi tentuan kalonin një shumë parash të pa deklaruara, nga Pika Kufitare e Kakavijës,
Policia bën me dije se janë sekuestruar rreth 32.000 euro dhe 30 000 lekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave, konkretisht:
-në hyrje, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi V. B., të cilit i janë gjetur në çantë, 11 985 euro dhe 30 000 lekë, që ai nuk i kishte deklaruar; -në dalje, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi F. I., të cilit i janë gjetur në çantë, 20 000 euro, që ai nuk i kishte deklaruar.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasit V. B., 66 vjeç, banues në Kuçovë dhe F. I., 69 vjeç, rezident në Greqi.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





