

Kryeministri Edi Rama ka uruar publikisht Fatos Nanon për 73-vjetorin e lindjes së tij, duke e quajtur atë lider të padiskutueshëm historik të Partisë Socialiste.
Në mesazhin e tij, Rama vlerëson rolin e Nanos në transformimin e PS-së në një forcë pro-europiane.
Ai shpreh respekt dhe mirënjohje për kontributin e tij në rrugëtimin demokratik të Shqipërisë. Në këtë ditë të veçantë, Rama i uroi Nanos jetë të gjatë dhe ditëlindje të gëzuar.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij – teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh – më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet❤️
Sot kur Shqipëria e sheh nga afër majën ku duhet të ngjitet pas një rrugëtimi të stërgjatë, dua të them se si pjesë e këtij rrugëtimi, Fatosi ka meritën e madhe që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa dhe sikur ta mendosh për një moment, atë fazë të parë të historisë së Partisë Socialiste, në Shqipërinë e zhytur në vorbullën e rrumpallës demokratikase, pa Fatos Nanon në krye të saj, mendja të thotë se rruga jonë mund të kishte qenë shumë më gjatë🤷🏻♂️
Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar🌹🤗🎂
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





