

Gjyqtarja Etleva Deda ka caktuar datën 29 shtator, ora 12:00, për zhvillimin e seancës paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë në dosjen e SPAK.
Veliaj do të përballet fillimisht me 5 vepra penale në gjykatë, ndërsa ndaj tij janë ngritur gjithsej 12 akuza.
SPAK ka ngritur një sërë akuzash të rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës: 9 raste korrupsioni të zyrtarëve të lartë, të kryera në bashkëpunim; Pastrim parash përmes kompanive private dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten; Deklarim i rremë i pasurisë; Fshehje të ardhurash; Shpërdorim detyre; Futje e sendeve të paligjshme në ambientet e vuajtjes së dënimit; Ndryshim i planit të detajuar vendor dhe dhënie e një leje ndërtimi për objekt shumëkatësh, ku bashkëshortja kishte interesa financiare, duke dëmtuar interesat e shtetit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





