

TIRANË- Dy seanca plenare do të zhvillohen ditën e sotme në Kuvend. Sipas rendit të ditës, mbledhja e parë është kërkuar të mbahet në orën 10:00, ku pjesë e diskutimeve janë projektvendimet për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit, sekretariateve të Byros të Kuvendit dhe përbërjen e Byrosë së Kuvendit.
Ndërsa seanca e dytë parashikohet të mbahet në orën 17:00, ku pritet të diskutohet projektvendimi për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit.
Njoftimet:
URDHËR
Nr. 1, datë 15.9.2025
PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.9.2025, ORA 10:00
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit,
URDHËROJ:
Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.9.2025, ora 10:00. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: Miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12.9.2025. Njoftime. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit”. Projektvendimi “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byros të Kuvendit”. Projektvendimi “Për përbërjen e Byrosë së Kuvendit”. III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
URDHËR
Nr. 2, datë 15.9.2025
PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.9.2025, ORA 17:00
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, nenit 21, nenit 22 dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit,
URDHËROJ:
Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.9.2025, ora 17:00. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”. III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV.Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





