Transmetuar më 16-09-2025, 07:57

SPANJE – Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Mallorcas në La Liga, duke u kthyer në shpëtimtarin e skuadrës së tij. Sulmuesi kosovar shënoi dy herë në ndeshjen ndaj Espanyolit, duke e mbajtur gjallë ekipin në një duel tepër të vështirë.

Goli i parë erdhi në minutën e 46-të, kur Muriqi ekzekutoi me saktësi një penallti dhe mposhti portierin serb Marko Dmitrović, duke ngushtuar rezultatin në 2-1.

Në minutën e 65-të, “Pirati” u tregua vendimtar sërish: ai u ngrit mbi mbrojtësit e Espanyolit dhe goditi fuqishëm me kokë një harkim perfekt, duke e dërguar topin fillimisht në shtyllë e më pas në rrjetë, për barazimin 2-2.

Ky ishte dygolëshi i parë i sezonit për Muriqin, i cili tashmë ka arritur kuotën e katër golave në kampionat, duke konfirmuar rolin e tij kyç si lider dhe golashënuesi më i rrezikshëm i Mallorca-s. Duke parë formën e tij, është e qartë se sulmuesi i Kombëtares së Kosovës mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të La Ligës për momentin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit