Transmetuar më 15-09-2025, 22:08

GRQEI- Një alarm është ngritur në Greqi, pasi Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit po e vë vendin në gatishmëri operacionale, për shkak të përhapjes masive të lisë së dhenve. Ministri Costas Tsiaras ka deklaruar se për dhjetë ditët e ardhshme, do të zbatohet një plan që do të përfshijë praninë e veterinerëve nga Ministria e Bujqësisë, Blegtorisë dhe Peshkimit në terren. Njëkohësisht, do të bëhet menjëher dezinfektim në rrugët kryesore dhe kalimet kryesore. Prania e ekipeve do të jetë e vazhdueshme, me qëllim sigurimin e kontrollit të plotë dhe zbatimit efektiv të masave.

Gjatë prezantimit të tij, Ministri i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Costas Tsiaras, sqaroi se kjo është një zoonozë që nuk është veçanërisht e lehtë për t’u përballuar dhe për këtë arsye askush nuk lihet jashtë kësaj beteje. Ai nënvizoi se qëllimi është të krijohet një kuadër i fortë për tu përballur me sëmundjen, ndërsa theksoi se masat e biosigurisë duhet të forcohen, sepse përndryshe do të përballen me një karantinë.

“Çështja është se aty ku jemi, duhet të bashkëpunojmë. Rajonet, si përgjegjëse për zbatimin e masave, dhe të gjithë ata që janë të përfshirë duhet të miratojnë një logjikë krejtësisht të ndryshme për t’u përballur me linë. Është një përpjekje për të ndërmarrë hapin së bashku për të mbyllur këtë cikël”, shtoi ai.

Në dy muajt e fundit kanë ngordhur 113 mijë kafshë. Ministri Tsiaras, sqaroi se kjo është një zoonozë që nuk është e lehtë për t’u përballur. Ai nënvizoi se nëse nuk do të forcohen tani masat, vendi mund të përballet edhe me një karantinë. Në rast të vendosjes së karantinës do të ndalohen të gjitha lëvizjet e deleve dhe dhive brenda territorit grek duke bërë që ato të mbahen në stalla. Kjo do të thotë se nuk do të ketë as mish dhe qumësht në treg.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit