Transmetuar më 15-09-2025, 17:54

Tiranë- Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.

Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës. Në dekretet e Begajt mungon e ashtuquajtura "Diella", një model i inteligjencës artificiale që sipas Ramës do mbajë postin e ministrit për Prokurimet Publike.

Presidenti Begaj dekretoi:

Emërimin e Këshillit të Ministrave; Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme; Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave; Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit; Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit; Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit; Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit; Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë; Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes; Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor; Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator; Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin; Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit