

Dy të rinj janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë mbajtur peng një 56-vjeçar në Kamzë.
Ai është mbajtur peng për disa orë brenda një banese.
Sipas informacioneve, dy autorët e pengmarrjes me iniciale E. Z., dhe E. N., të moshës 28-vjeç, kishin konflikte me djalin e të rrëmbyerit.
Njoftimi i policisë:
“Efektivët shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij.
Punohet për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





