

Pjesa e parë e ditës në Shqipëri do të sjelli dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin e vendit.
Ndërsa orët e pasdites parashikohet të sjelli shfaqje të vranësirave të pakta në zonat e thella malore, por mundësia për reshje është thuajse zero. Sërish vija bregdetare dhe pjesa më e madhe e qyteteve të zonës së ulët do të vijojnë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por vijojnë njësoj në mesditë duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





