

Prej disa javësh, fansat kanë vënë re mungesën e Melinda Ademit në rrjete sociale, gjë që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe shqetësim tek ata që e ndjekin vazhdimisht.
Këngëtarja e njohur për hitet e saj është zhdukur nga sytë e publikut pa dhënë asnjë shpjegim, duke lënë hapësirë për aludime të ndryshme.
Thuhet se Melinda ka vendosur të marrë një pauzë nga muzika. Arsyet që e kanë çuar në këtë vendim mbeten ende të panjohura, por ajo që dihet me siguri është se bëhet fjalë për një shkëputje të planifikuar.
Pavarësisht shqetësimit të fansave, këngëtarja thuhet se është mirë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë problem shëndetësor. Megjithatë, periudha e kësaj mungese nuk është e përcaktuar, nuk dihet nëse do të zgjasë disa muaj apo më shumë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





