Transmetuar më 14-09-2025, 20:02

JAPONI – Oblique Seville realizoi ëndrrën e tij duke u shpallur kampion bote në garën e 100 metrave në Tokio, me një kohë fantastike prej 9.77 sekondash. 24-vjeçari xhamajkan, i cili si fëmijë i kishte thënë nënës së tij se donte të stërvitej nga trajneri i Usain Bolt, Glen Mills, arriti suksesin më të madh të karrierës pikërisht nën sytë e legjendës Bolt, i cili e ndoqi nga tribuna dhe festoi si tifoz i zjarrtë.

Në një mbrëmje dramatike, Seville arriti të parakalonte në metrat e fundit bashkëkombësin Kishane Thompson, që e nisi garën furishëm dhe përfundoi i dyti me 9.82 sekonda. Kampioni olimpik dhe botëror, Noah Lyles, u desh të kënaqej me vendin e tretë dhe medaljen e bronztë me kohën 9.89 sekonda.

Ky triumf kishte shije të veçantë për Seville, i cili në dy kampionatet e mëparshme botërore kishte mbetur i katërti, duke humbur medaljen e bronztë për pak qindtat. Pas zhgënjimit të madh në Lojërat Olimpike të vitit të kaluar, kur doli i fundit në finale pas një gjysmëfinaleje brilante, Seville u rikthye fuqishëm, duke provuar se është gati të udhëheqë brezin e ri të sprintit xhamajkan. Një mbrëmje historike për atletikën xhamajkane: ‘dopietë’ ari dhe argjendi në garën më prestigjioze të botës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit