

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” një video ku tregon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje që kanë zaptuar hapësirat publike.
Në shoqërim të pamjeve, Rama thekson se kjo nismë është pjesë e planit për transformimin urban të vendit, të cilin e quan “Rilindja Urbane 2.0”.
“Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0”, ka shkruar ai në postim, duke theksuar se aksioni do të vijojë në disa qytete për të rikthyer hapësirat publike në funksion të qytetarëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





