Transmetuar më 14-09-2025, 12:35

HAGË- Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme para selisë së Gjykatës Speciale në Hagë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim.

Pritet pjesëmarrje e qytetarëve nga diaspora, familjarëve dhe përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta, të cilët kërkojnë drejtësi dhe proces të drejtë gjyqësor. Protesta zhvillohet vetëm një ditë para nisjes së fazës së re të procesit gjyqësor.

Të hënën, pala mbrojtëse do të fillojë paraqitjen e dëshmitarëve, mes të cilëve pritet të jetë edhe James Rubin, ish-ndihmës sekretar i Shtetit, i njohur për rolin e tij diplomatik gjatë luftës në Kosovë. Ish-krerët e UÇK-së i kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar ato politike dhe të padrejta, ndërsa mbështetësit e tyre kanë kërkuar vazhdimisht proces transparent dhe të paanshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit