

BALLSH – Java e 3-të e Superiores ka në program duele interesante dhe mjaft impenjative. Në “Adush Muça" është luajtur dueli mes Bylisit vendas dhe kampionëve të Egnatias. Të besuarit e Mirel Josës kërkonin fitoren, pas barazimeve kundër Tiranës dhe Flamurtarit. Më “kritike” u duk gjendja te rrogozhinasit. Ata para kësaj ndeshje kishin marrë vetëm 1 pikë pas 2 javësh dhe ende nuk e kishin treguar “versionin” e kampionit.
Ndeshja ka mbajtur temp të balancuar deri në minutën e 37 ku Ndreca kishte mundësin për të shënuar nga penalltia, por gaboi. Ky ishte episodi më i "zhurshëm" në 45 minutata e para. Pjesa e dytë dhuroi golin në kampin e rrozhinasve me Ruçi, minuta e 56. Pjesën e mbetura, të besuarit e Edlir Tetovës e menaxhuan në perfeskion. Egnatia mund te kishte shënuar më shumë, por që problem u evidentua saktësia para porte.
Me këtë triumf, kampionët në fuqi rikthehen në rrugën e mbarë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





