Transmetuar më 13-09-2025, 16:54

Babë e bir janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë për armëmbajtje pa leje.

Mësohet se në pranga kanë rënë babë e bir Bledar e Kreshnik Kristo.

Policia bashkiake nis aksionin për sekuestrimin e makinave të braktisura, kush nuk i heq brenda 30 ditëve humbet të drejtën e pronës Kjo pasi në banesën e tyre është gjetur dhe sekuestruar automatiku me fishek në fole gati për qitje, 200 gëzhoja dhe 1 thikë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Duo”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje.

Arrestohen në flagrancë babë e bir që posedonin armë zjarri dhe municion në banesë.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, rreth 200 gëzhoja municioni dhe 1 armë e ftohtë.

Në kuadër të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe për të parandaluar ngjarje të rënda kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Duo”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje; ?K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Mifol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit