Transmetuar më 13-09-2025, 11:08

Një 52-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës për kultivim të lëndëve narkotike.

Mësohet se ka nisur procedimi edhe për kryetarin e fshatit Ndrejaj, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrolleve në territor, u gjetën dhe u asgjësuan 9317 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Njoftimi:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në territorin e njësive administrative Shosh e Pult, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4403 bimë të dyshuara narkotike, Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Ndrejaj, shtetasin N. V.

Në territorin e njësive administrative Kastrat e Qendër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me DVKM Shkodër, gjetën dhe asgjësuan 347 bimë të dyshuara narkotike, Cannabis Sativa. Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin A. H., 52 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar 46 bimë narkotike në banesën e tij, në fshatin Kamicë.

Në territorin e njësive administrative Shllak e Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 4547 bimë të dyshuara narkotike, Cannabis Sativa.

Në territorin e njësisë administrative Fierzë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan 20 bimë të dyshuara narkotike, Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit