Transmetuar më 12-09-2025, 23:00

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përsëriti sërish të njëjtin lapsus teksa përmendte luftërat që ai pretendon se ka ndaluar që prej kohës kur mori detyrën në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë një interviste për Fox News, Trump u shpreh se ai arriti të mbyll konfliktin mes Azerbajxhanit dhe… Shqipërisë, që në këtë rast duhet të ishte Armenia, e cila sipas tij kishte shumë vite që vijonte.

“Unë i dhashë fund luftërave që mendoheshin të pazgjidhshme. Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Vazhduan për shumë, shumë vite”, tha ai.

Kujtojmë se Bakuja dhe Jerevani në muajin gusht nënshkruan në Uashington një marrëveshjeje paqeje, me Trump që bëri bashkë presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit