Transmetuar më 12-09-2025, 22:25

KOSOVË- Gjatë fushatës së vitit 2013 për zgjedhjet vendore në Kosovë, ai që sot është Kryetari i Komunës së Lipjanit, Amir Ahmeti bënte premtime për mbarëvajtjen e ujësjellësit. Sot, 12 vite më pas, në këtë Komunë që ndodhet vetëm 20 km larg kryeqytetit, Prishtinës, rezulton se fjalët e Ahmetit ishin boshe.

Të fokusohemi më konkretisht, tek problemi që na solli në fshatin Janjevë të kësaj komune, për të takuar banorët e këtushëm. “Janjeva ujë s’ka, ne kemi bunarin (pusin) tonë, të tjerët s’kanë ujë! Për shkak të mungesës së ujit shtëpitë janë boshatisur, njerëzit kanë shkuar në Lipjan. Pa ujë është katastrofë, të gjithë kanë shkuar në Lipjan, por unë s’kam ku të shkoj. S’kam ku të shkoj dhe ujë s’ka. Prej disa vitesh s’ka ujë!”-shprehet njëri prej banorëve të Janjevës.

Për të përballuar mungesën e ujit, thuajse të gjithë banorët kanë gjetur mënyra alternative, njëkohësisht edhe primitive…

Puset e hapura gjithandej në të gjithë fshatin, por edhe kjo zgjidhje është e cunguar sepse uji i puseve nuk është i pijshëm dhe përdoret vetëm për të larë rrobat dhe për higjenën personale.

Në realitet, katër vite më parë, në prag të zgjedhjeve të radhës, kryetari Ahmeti i siguroi publikisht banorët se problemi i ujit për Janjevën kishte marrë fund. Por fatkeqësisht kjo ishte një gënjeshtër… E radhës…

Sepse edhe në katër vitet e mëpasme, pas kësaj deklarate, asgjë nuk ndryshoi për komunitetin prej 1400 banorësh të këtij fshati, të cilët vazhdojnë të vuajnë pasojat e një keqmenaxhimi prej më shumë se 12 vitesh.

Sepse situatë të ngjashme ka edhe në 14 fshatra të tjerë të komunës Lipjan. Siç është rasti i fshatit Kraishtë, ku fjala ujësjellës është diçka krejt e panjohur.

Fushatat shkojnë dhe vijnë, e banorët vazhdojnë të qëndrojnë pa ujë.

Dhe për këtë përgjegjësia është tërësisht e një individi.

Tërësisht në kontradiktë të plotë me çfarë ka thënë në nisje të mandatit… Duket se pushteti ia ka ndryshuar idetë për menaxhimin e ujësjellësit.

Për disa herë me radhë kryetari Ahmeti na ka akuzuar si gazetarë të porositur dhe të paguar….

Mesa shihet metodat që ai vetë i ka të zakonshme, kujton se janë edhe praktikë e punës tonë.

Por sidoqoftë, qëllimi i kësaj përballjeje me të është krejt i ndryshëm dhe ka të bëjë me mirëqenien e komunitetit që ai duhej të përfaqësonte. Gjë që mesa duket nuk e ka bërë asnjëherë në këto vite…

Kryetari Imri Ahmeti nuk na dha asnjë përgjigje për situatën e krijuar në këto vite… madje na akuzoi si të shitur… Prandaj, banorë të Lipjanit, mos prisni kurrë zgjidhje nga të tillë njerëz./PIRANJAT.AL

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit