Transmetuar më 12-09-2025, 21:51

TIRANË- Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Krushovë të Skraparit, ku takoi çiftin Myzafer dhe Anila Hoxha. Ata tregojnë, se kishin 30 hajvanë dhe pas 15 vitesh, vendosën t’i shisnin. Përmes ‘Facebook-ut’ njohën Shefmir Kurtin, i cili, pasi i sheh, i merr 27 hajvanë për 18 milionë lekë.

Çifti i jep 1 kalë dhe 5 mëza falas. Për shitjen, Shefmiri nuk u dha lekë në dorë, por bënë një akt-shitjeje te noteri Prelë Perkolaj, për shlyerjen me 3 këste me nga 5, 5 dhe 8 milionë lekë. Kaluan të gjitha afatet dhe Shefmir Kurti nuk i dha paratë.

“Stop” kontaktoi këtë të fundit, por ai thotë se nuk ka patur mundësi financiare. Kur gazetarja njofton policinë dhe i thotë, se bashkë me çiftin do t’i bëjnë kallëzim, Shefmir Kurti kërkon një tjetër tolerancë, që t’i kthejë paratë deri në 17 shtator. Tv Klan

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit