Transmetuar më 12-09-2025, 18:58

"Sot parlamenti i karteleve operoi në shkelmim të plotë të parimeve kushtetuese dhe Kushtetutës së këtij institucioni. Sot në parlament më të përfaqësuarit e shqiptarëve janë kartelet e drogës më të fuqishmet në Europë, të lidhura me organizata terroriste, kartelet e Amerikës Jugore, Sinaloan e Meksikës, kartelin Medelin dhe kartele të tjera të cilat kanë arritur të penetrojnë, të nguliten në çdo segment, në çdo nivel të narkoshtetit shqiptar.

Jeni dëshmitarë për numrin e deputetëve që mbështetën këto kartele në Elbasan Çela-Çopja, në Durrës Troplini-Hajri-Avdylaj-Dervishi etj., në Lezhë, Tuku, në Fier ‘Hakmarrja për Drejtësi’, Shytët, Renato Salihi, Arben Qimja, në Vlorë bandat të damkosura ndërkombëtarisht, në Shkodër famozët Bajri e kështu me radhë. Sot në drejtim të përfaqësisë së karteleve dhe krimit, vendoset porositësi i vrasjeve me dokumente zyrtare.

Vendoset njeriu i implikuar zyrtarisht me dokumente me kartelin e heroinës së Elbasanit, me kartelin e kokainës Elbasan-Peqin, me Bajrët famozë dhe me banda të tjera, organizata të tjera kriminale. Sot në drejtim të parlamentit u zgjodh një njeri me 5 dosje korrupsioni. Niko Peleshi është historia e korrupsionit, është njeriu që ka firmosur akte madhore korruptive për djegësat, qoftë për prodhimin e energjisë në djegësin e Elbasanit dhe djegësin e Elbasanit, akte të cilat e bëjnë atë përgjegjës automatik për dëme kolosale që u ka bërë shqiptarëve.

Niko Peleshi është i akuzuar për prona në Kolonjë dhe në zona të tjera, kur ka qenë ministër Bujqësie. Peleshi të themi të vërtetën është nga pikëpamja, të themi e konstitucionit, në rrafshin konstitucionalist, jo të Kushtetutës, por të fizikut, ai është një qenie amorfe. Pra, ky njeri në vend që të shkojë atje ku ka vendin, ky merr kreun e parlamentit vetëm e vetëm se ka vjedhur së bashku me Edi Ramën. Tani jemi për betejë, nuk kemi nevojë për tolerancën e tyre fare.

Asnjë nevojë për tolerancën e tyre, ata nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit shqiptar. Ata përfaqësojnë vullnetin e krimit shqiptar, ata përfaqësojnë vullnetin e krimit shqiptar. Përfaqësojnë kartelet e drogës, organizatat kriminale, përfaqësojnë miliardat e vjedhura të qytetarëve shqiptarë", tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit